Merret në pyetje nga policia e Kosovës gruaja e Milan Radojiçiç

Ema Radojiçiç, bashkëshortja Milan Radojiçiç është marrë në pyetje nga Policia e Kosovës.

Kjo është konfirmuar për Nacionalen nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Marketing

Siç ka bërë ai me dije, Ema Radojiçiç po pyetet me kërkesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë.

“Konfirmojmë se në Mitrovica Veri është duke u intervistu ky person në prani të avokatit me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë” – ka thënë ai për Nacionalen.