Arrestohet shtetasi i Kosovës për dhënie të ryshfetit

Në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, nëpunës policorë kanë privuar nga liria personin B.P. (42) nga Kosova nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhënie ryshfeti”.

Marketing

Siç informojnë sot nga MPB, gjatë kontrollit të pasaportës dhe kontrolleve kufitare të automjetit “Opel Zafira” me tabela të Kosovës, të cilin ai e drejtonte, me dokumentet ka dhënë të holla si ryshfet për të lejuar bashkëudhëtarin K.S (25) nga Republika e Turqisë, i cili e ka tejkaluar qëndrimin në vend, për të realizuar dalje.

Paratë i janë konfiskuar me vërtetim për sendet e konfiskuara dhe personi i është dorëzuar nëpunësve policorë të Departamentit të Krimit Ndërkufitar, Migrimeve, të Huajve dhe Ripranimit në Qendrën Rajonale të Çështjeve Kufitare Veri. Personi K.S është arrestuar dhe është mbajtur në stacionin policor për procedim të mëtejshëm. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen parashtresat përkatëse.