Maturantët sërish kopjuan, testi u shpërnda në një grup viberi

Qendra Shtetërore e Provimeve ka njoftuar se maturantët kanë ndarë sërish testet në grupet në Viber. Parimi i ndarjes së testeve të matematikës dhe gjuhës angleze ishte identik me herën e fundit kur testi i gjuhës maqedonase ishte i ndarë në grupe.

Marketing

Drejtoresha e Qendrës Shtetërore për Provim, Biljana Mihajlovska, theksoi se të shtunën nxënësit që kanë kaluar në pjesën e dytë të maturës shtetërore sërish kanë ndarë testet e gjuhës angleze dhe të matematikës në grupet e Viberit. Mihajlovska tha se javën e kaluar një student ndau një fotografi të një testi bosh dhe kërkoi nga antarëte tjerë që ta ndihmojnë.

“Kësaj radhe grupi në Viber i gjuhës angleze kishte tre mijë studentë, nuk e di nëse janë të gjithë nxënës, sepse edhe ne ishim pjesë e atij grupi. Dhe grupi i matematikës rreth 300-400 përdorues. Nuk pamë përgjigje që do të vinin nga ne, diçka e bërë nga ne, por në të njëjtën mënyrë dhe këtë herë u fotografua pikërisht në momentin e shpërndarjes së testeve, pak minuta para se të fillonte provimi me ndryshimin se në këtë kohë ne ishim pak më të mprehtë në lidhje me veprimin”, deklaroi Biljana Mihajlovska, Drejtoresha e Qendrës Shtetërore për Provim.

Kështu të gjithë nxënësit që fotografuan testet, të cilëve iu gjetën telefonat dhe që u gjetën me emër e mbiemër nga grupet Viber, u hoqën nga provimi. Largimi nga provimi për shkak të posedimit të telefonit ka nxitur reagim tek një prind ku sipas Mihajlovskës, prindi ka sulmuar verbalisht vëzhguesit e Ministrisë së Arsimit dhe Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.

“Kemi pasur edhe një incident, një prind ka hyrë në një shkollë dhe ka sulmuar verbalisht monitoruesit të cilët kanë hequr nga testimi dy nxënësit që përdornin telefonat. Kemi kërkuar ndërhyrjen e policisë. Kërkova që policia të hynte në godinë, pasi vëzhguesit e MASH-it dhe BZHA-së ishin të frikësuar. Prindi është thirrur në polici”, deklaroi Biljana Mihajlovska, Drejtoresha e Qendrës Shtetërore për Provim.

Maturantët ditën e shtunë iu nënshtruan provimit të dytë ekstern nga provimi i maturës shtetërore. Provimi i dytë ekstern ishte zgjedhor mes anglishtes, gjermanishtes, frëngjishtes, rusishtes, matematikës dhe filozofisë. Një javë më parë maturantët patën testimin e parë ekstern – gjuhën amtare. Qendra Shtetërore e Provimeve duhet të shpallë rezultatet e dy provimeve eksterne më së voni deri më 8 korrik.

Marketing