Në BE sot përfundon cikli i votimit për zgjedhjet evropiane

Në Bashkimin Evropian të dielën përfundon cikli i votimit për zgjedhjet evropiane, i nisur tre ditë më parë.

Marketing

Zgjedhjet për deputetet evropianë u mbajtën në data të ndryshme në secilin ng 27 shtetet anëtare, në periudhën mes 6 dhe 9 qershorit.

E diela është ditë ku zgjedhjet mbahen në numrin më të madh të vendeve evropiane.

Të gjitha sondazhet tregojnë se struktura e ardhshme e Parlamentit Evropian do të ketë një numër dukshëm më të lartë të përfaqësuesve që vijnë nga partitë e djathta.

Në të gjithë territorin e Bashkimit Evropian të drejtën e votës kanë rreth 370 milionë qytetarë.

Mbi 20 milionë qytetar do votojnë për herë të parë, ndërsa kjo nuk do të thot se të rinjtë e ngadalësojnë rritjen e të djathtës ekstreme.

Shumë sondazhe të bëra në shtete evropiane kanë treguar se pikërisht në shtetet perënridmore, përtej çerekut të votuesëve të rinj preferon të djathën.

Pavarësisht rritjes së së djathtës ektreme, megjithatë pritet që ajo të mos jetë në gjendje të formojë shumicën e Parlament.

Sondazhet e deritanishme kanë treguar se partitë tradicionale të qendrës së djathtë dhe të majtë, do të ruajnë primatin, ndonëse me rezultate shumë më të dobëta.

Gara e vërtetë është për vendin e tretë, që pretendohet nga e djathta ekstreme.

Numri i përfaqësuesve që çdo vend ka në Parlamentin Evropian pasqyron popullsinë e tij.

Kështu, Gjermania do të ketë më shumë përfaqësues evropianë – 96, ndërsa Malta, Luksemburgu dhe Qipro do të kenë mësë paku eurodeputetë – secili nga nga gjashtë.

Votimi bëhet vetëm për deputetët e Parlamentit Evropian.

Megjithatë rezultatet e këtyre zgjedhjeve do të reflektohen në procesin e emërimit të bartësëve të institucioneve kyçe të BE-së: Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.

Presidentja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mëton të merr edhe një mandat në krye të këtij institucioni, ndërsa president i Këshillit Evropian Charles Michel si dhe shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell do largohen nga këto poste dhe zëvendësohen me emra të rinj.

Për bartësit e institucioneve vendosin liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Të emëruarit duhet të jenë nga radhët e partive që kanë marrë më së shumëti vota gjatë zgjedhjeve evropiane.

Marketing