Vala e të nxehtit, Qeveria del me rekomandime

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, mbajti seancë të jashtëzakonshme për shkak të paralajmërimeve për valë të nxehti në shtet dhe miratoi rekomandimet përkatëse.

Marketing

Nga Instituti i Shëndetit Publik dhe alarmi i motit i Institutit për Çështje Hidrometeorologjike janë marrë informacione se më 11.06.2024 (e martë) dhe 12.06.2024 (e mërkurë), territori i qyteteve Gjevgjeli, Bogdanc, Vallandovë dhe Dojran do të përfshihet me temperatura të larta të fazës së portokalltë.

Qeveria i miratoi rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta, në përputhje me Planin e veprimit të Ministrisë për parandalimin e pasojave nga vala e të nxehtit mbi shëndetin e popullatës për territorin e qyteteve Gjevgjeli, Bogdancë, Vallandovë dhe Dojran, për ditët 11.06.2024 (e martë) dhe 12.06.2024 (e mërkurë), sipas të cilave parashikohet:

1. Lirim nga detyrimet e punës për grupet më të rrezikuara të popullsisë, gjegjësisht: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjet;

2. Në institucionet e kujdesit për fëmijët (kopshtet) mos praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët mos nxirren jashtë në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:00;

3. Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm, të pastrehë;

4. Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme të prodhimit dhe teknologjisë mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, rikujtohen punëdhënësit për detyrimin e respektimit të rregulloreve ligjore të kësaj fushe.

Gjatë kësaj periudhe, 11.06.2024 (e martë) dhe 12.06.2024 (e mërkurë), po ashtu është paralajmëruar se me temperatura të larta do të preken edhe territoret e rajonit të Shkupit dhe Vardarit, por të fazës së verdhë (alert – gatishmëri). Në këto rajone do të jenë në fuqi rekomandimet e përgjithshme, të cilat do t’i njoftojë Ministria e Shëndetësisë.