Sherr mes të rinjsh në Greqi, humb jetën 20-vjeçari shqiptar

Një 20-vjeçar shqiptar humbi jetën pas një sherri me disa të rinj në Kalives të Greqisë.

Marketing

Ai është konfliktuar fillimisht me dy shtetas grekë, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar në rrethana të paqarta.

Media greke nuk bën të ditur emrin e shqiptarit por top channel ka identifikuar viktimën si Orgito Lloci.

Policia greke ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me 20-vjeçarin shqiptar ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Dyshohet se i riu shqiptar është goditur me grusht në kokë.