Apasievi kundër Arben Fetait për zëvendëskryeministër i Qeverisë

Kryetari i partisë “E majta” e cila fitoi 6 mandate në zgjedhjet e 8 majit, Dimitar Apasiev shprehet kundër emërimit të Arben Fetait nga Aleanca për Shqiptarët për Zëvendës Kryeminsitër për qeverisje të mirë.

Postimi që shpërndan Apasievi thotë se Fetai nuk ka shtetësi të Maqedonisë së Veriut dhe se është kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Belgjikë dhe se me këtë po bëhet “kosovarizimi” i vendit.

Marketing

Kujtojmë se emri i Fetait bëri bujë në opinion pas lajmeve që se do të propozohet si Zëvendës Kryeministër.

Ndryshe, Arben Fetai është me prejardhje nga Sllupçani i Kumanovës, ndërsa familja e tij është larguar në Belgjikë më 1989 pas masave të dhunshme kundër arsimtarëve shqiptarë në atë periudhë. Ai është magjistër i studimeve evropiane nga Universitetit i Lirë i Brukselit me përvojë 20 vjeçare me agjenci të OKB-së, projekte të BE-së dhe fondacione të ndryshme në fushën e politikave zhvillimore dhe evropiane.