Përbërja e re e Qeverisë të martën në Kuvend

Lista e përbërjes së re qeveritare do të dorëzohet në Kuvend të martën, më 18 qershor. Kurse paraprakisht zgjidhjet kadrovike, siç bëri me dije kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari për formimin e Qeverisë Hristijan Mickoski, do të prezantohen para Komitetit Qendror dhe Ekzekutiv të dielen.

Marketing

“Këtë fundjavë, të dielën, do të mbahet seancë e Komitetit Ekzekutiv dhe Qëndror dhe të prezantohen zgjidhjet kadrovike nga ana ime si mandatar, me biografinë e tyre. Pres që të dy Komitetet të deklarohen dhe nëse janë pozitive dhe të suksesshme, do të ndahen edhe me opinionin. Listën zyrtare të Qeverisë së re, së bashku me programin e punës, më 18 qershor, të martën, do ta dorëzojmë në Kuvend”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski përsëriti se në Qeveri do të jenë VMRO-DPMNE dhe koalicioni, koalicioni VLEN dhe partia Znam, kurse LSDM, BDI dhe Levica do të mbeten në opozitë.

Hristijan Mickoski e mori mandatin nga presidentja Gordana Siljanovska më 6 qershor dhe ka afat prej 20 ditësh për ta dorëzuar në Kuvend programin dhe propozimin për përbërjen e re qeveritare. Kuvendi cakton seancë për zgjedhjen e Qeverisë së re në afat prej 15 ditësh, pas marrjes së propozimit, kurse debati mund të zgjas më së shumti 2 ditë.