“Angazhimi ynë është i fortë për të lënë një trashëgimi të pasur miqësie për brezat e ardhshëm dhe për të shtyrë përpara integrimin tonë euro-atlantik. Besoj se rrugën e bashkëpunimit tonë nga dy korsi do ta bëjmë me katër të tilla!”, njoftoi në rrjetet sociale kreu i shtetit.
Pas Gashit, Begaj pritet të takohet edhe me kryeministrin në detyrë të RMV-së, Talat Xhaferi dhe me ish-Presidentin Stevo Pendarovsi. https://youtu.be/1npcnA79EmY