Tifozët shqiptarë festojnë me valle e këngë në aeroportin “Nënë Tereza”

Një atmosferë e jashtëzakonshme ka mbërthyer aeroportin “Nënë Tereza” ku tifozët e Kombëtares Shqiptare dhe vizitorë të huaj kanë krijuar një festë të vërtetë. Në prag të udhëtimit për në Gjermani, ku do të zhvillohen ndeshjet e Euro 2024, tifozët kanë shfaqur pasionin dhe entuziazmin e tyre duke kërcyer valle nëpër hollin e aeroportit.

Marketing

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këto momente të veçanta në “Facebook”, duke i përshkruar si një “superfestë” që reflekton frymën e bashkimit dhe gëzimit. “Është një pamje që tregon se si sporti bashkon njerëzit dhe sjell festë kudo që shkon,” shkroi ai.

Ndërkohë, pritjet janë të larta për ndeshjen e nesërme ndaj Italisë, një përballje që pritet të tërheqë vëmendjen e gjithë tifozëve shqiptarë. Për të gjithë ata që nuk mund të jenë atje personalisht, Tv Klan do të ofrojë transmetimin e ndeshjeve falas, duke u mundësuar tifozëve të ndjekin çdo moment të emocionueshëm të Kombëtares në rrugëtimin e saj në Euro 2024.    https://www.facebook.com/share/v/JYSGDrBcwVExoMM4/?mibextid=xfxF2i