Cila është bukuroshja shqiptare që do përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe 2024?

Të shtunën mbrëma në Pallatin e Kongreseve u mbajt edicioni i rradhës i Miss Universe Albania.

Bukuroshja e zgjedhur do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe që këtë vit do të mbahet në Meksikë.

Prezantimi i spektaklit për këtë edicion iu besua Silvana Braçes, Teni Vllaçaj dhe Deta Kokomanit, kjo e fundit është fituese e çmimit Miss Universe Albania për vitin 2022. Ky kompeticion nuk ishte vetëm një garë mes vajzave për kurorën e më të bukurës por edhe një event me shumë gjallëri e të ftuar specialë.

Ledri vula, Ledinca Çelo dhe Valon Shehu ishin ndër këngëtarët më të njohur që ndezën skenën me performancat e tyre.

Ajo që i dha më shumë bujë dhe rëndësi edicionit të këtij viti ishte padyshim prania e mediave italiane dhe personazheve të njohur si: Pascal Vicedomini, Aurelio Trombetta, Gabriel Pao Pei Andreoli, Fabio Pompei etj. Miss Universe Albania 2024, ka marr përmasat e një eventi ndërkombëtar, falë bashkëpunimit me Rai Media në 13 maj në Romë. Në këtë event, bukuroshet shqiptare jo vetëm shpalosën bukurinë dhe elegancën e tyre por i treguan botës mbi vlerat e kostumeve tradicionale dhe etnografisë shqiptare.

Juria e këtij viti përbëhej nga figura të njohura të medias dhe televizionit shqiptar dhe atij italian. Ndër ta theksojmë: Dr. Skerdi Faria, Rozana Radi, Labinot Gashi, Pascal Vicedomini, Cindy Marina etj.

Marketing

Rikthimi në skenë i shumë personazheve të njohur nuk ishte supriza e vetme e kësaj nate. Vogëlushja Amina, ishte ajo që rrëmbeu vëmendjen e spektatorëve teksa shoqëronte Dr. Skerdi Farian në skenë për të shpallur fituesen e Miss KEIT 2024. Së bashku me një karrocë të mbushur me trëndafila, dhe vogëlushen në krahët e tij doktori dhe sipërmarrësi i njohur, Dr. Skerdi Faria kurorëzoi 19 vjeçaren Rumina Ivezaj si fituesen e Miss KEIT për këtë edicion.

KEIT Day Hospital ëshë sponsor besnik i Miss Universe Albania që prej vitit 2015, duke organizuar çdo vit lojëra dhe duke ofruar dhurata dhe trjatime estetike falas për të gjithë pjesëmarrësit.

E ndërkohë çmimi i Miss Universe Albania 2024 shkoi për bukuroshen nga Durrësi Françeska Rustem. Mes emocionesh ajo i premtoi publikut dhe jurisë se do të prezantojë denjësisht Shqipërinë në Miss Universe.