Përleshje në një kompani të Shkupit, një i plagosur me thikë dhe tre të lënduar

Në një kompani në Shkup dje gjatë një përleshjeje fizike janë lënduar disa punëtorë.

Marketing

“Me datë 14.06.2024, në ora 14:30, zyrtarë policorë nga SPB Petrovec kanë ndaluar A.A (26) dhe J.B.(24) të dy nga fshati Katllanovë, Shkup, për shkak të dyshimit se kanë marrë pjesë në përleshje fizike para ndërmarrjes ku punonin në një zonë industriale në komunën e Petrovecit.

Në përleshje, J.B. ka përdorur një objekt të mprehtë dhe i ka shkaktuar plagë me thikë H.M., i cili është transportuar në Klinikën “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore.

Njëkohësisht janë lënduar E.M., R.B. dhe S.Q., të gjithë punonjës të së njëjtës kompani.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse.