Edhe një ish-ministër i Gruevskit del në liri

Mile Janakievski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve në kohën e qeverisjes së Nikolla Gruevskit sot lirohet pas gjashtë vitesh burg.

Marketing

Nga data 13 nëntor 2018 deri më 17 qershor 2024 ka qenë disa herë në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Në korrik të vitit të kaluar fillimisht ishte në Idrizovë e më pas në Shutkë, përcjell INA.

Janakieski ka marrë lirim me kusht, vendim të cilin e ka marrë Apeli.

Janakieski u ndoq penalisht në disa raste gjyqësore. Ai çohej dhe dilte nga gjykata çdo ditë nga policia. Pas arratisjes së liderit të VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrit Nikolla Gruevski, ai përfundoi në paraburgim. Gjykata Evropiane vendosi gjithashtu për ndalimin e paligjshëm.

Ish-ministri ka pësuar dëme nga paraburgimet dhe shteti duhet t’i paguajë dëmshpërblim prej 3900 eurosh, ka vendosur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. (