Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa, që është pjesë e koalicionit të ri Qeveritar në DailyClick në TV21 ka dhënë një premtim të ri për rastet gjyqësore, për të cilat publiku në Maqedoninë e Veriut ka dyshime se janë të montuara.
Për rastin “Monstra”, Ibrahimi tha se mund të ketë vetëm amnisti të të dënuarve, ndërkaq për rastin “Alfa” tha se ka mundësi të shkojë në rigjykim.
“Është biseduar por nuk është se janë ofruar zgjidhje përfundimtare për shkak se çdo rast është specifik. Fjala vjen rasti “Monstra” ka pasur rigjykim dhe ai rast mund të ndryshojë ose përmes amnistisë ose përmes faljes së një një pjese të bukur dhe njerëzit të lirohen. Do të thotë është një rast specifik. Rasti “Alfa” është e mundur të kthehet në rigjykim që më pas të mbikëqyret procesi”, tha Ibrahimi./TV21