Plas te Serbia, kapiteni del kundër trajnerit

Plas te Serbia, kapiteni del kundër trajnerit
Ndeshja mes Serbisë dhe Anglisë filloi e tensionuar, me trazira në rrugët e Gelsenkirchen dhe përfundoi në të njëjtën mënyrë në fushën e Veltins-Arena. Pas ndeshjes, tensioni vijoi tek ekipi serb, pasi kapitenit Dushan Tadiç nuk i ka pëlqyer fakti që e nisi ndeshjen nga stoli dhe pas saj nuk ngurroi ta shprehë këtë për mediat.

Marketing

“Unë jam lideri dhe kapiteni i kësaj skuadre. Unë jam lojtari më i mirë në këtë ekip. Duhet të kisha luajtur 90 minuta të plota. Do të kishte qenë ndryshe nëse do të kisha qenë në fushë nga fillimi, por nuk ke çfarë bën…” tha Tadiç pas ndeshjes.

“Tre Luanët” marrin fitore minimale ndaj Serbisë.
Tadiç u aktivizua në minutën e 61, duke zëvendësuar Mitroviçin. Skuadra e tij po humbiste 0-1 pas golit të Jude Bellingham. Serbia u përmirësua me sulmuesin e Fenerbahçes në fushë dhe e vuri në vështirësi skuadrën e Gareth Southgate.
“Do të kishte qenë ndryshe nëse do të kisha qenë në fushë që në fillim. Por, unë respektoj vendimin e trajnerit. Nëse ai dëshiron që Dushan Tadiç të luajë vetëm 30 minuta, kështu qoftë”, tha ai i mërzitur me trajneri Dragan Stojkoviç.

Nga ana e tij, trajneri e shpjegoi lënien në stol të Tadiçit duke thënë se “ishte një vendim taktik për të pasur freski për në fund të ndeshjes”.

Serbia renditet e fundit në klasifikimin e grupit C, pas barazimit në ndeshjen tjetër mes Danimarkës dhe Sllovenisë. Dhe me kapitenin në “luftë” kundër trajnerit, asgjë nuk po duket mirë për serbët në këtë “Euro 2024”.