Bordi i hoqi Merkos akreditimin për Fakultetin e Shkencave Shëndetësore

Bordi i Akreditimit, i cili paraprakisht me 12 vota “për” miratoi hapjen e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, në pronësi të familjes së kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, në seancën e sotme vendosi që ta heqë akreditimin për themelimin e një institucion i tillë arsimor, transmeton Portalb.mk.

Marketing

Me këtë vendim anulohen të gjitha veprimet e tjera ligjore në lidhje me fillimin e punës në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore të institucionit privat të arsimit të lartë, thuhet në njoftimin për publikun.

Në seancën e 9 prillit, qeveria dha pëlqimin për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, i cili u botua në gazetën zyrtare më 15 prill gjatë fushatës parazgjedhore me nënshkrimin e kryeministrit Teknik Talat Xhaferi. Bordi i Akreditimit formoi Komisionin, i cili njëherë e ktheu projektin për rishikim, por herën tjetër dha dritën jeshile. Pastaj Bordi nxjerr vendim për akreditim për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kostatoi se janë plotësuar kushtet për fillimin e punës në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë. Agjencia për Cilësinë e Arsimit të Lartë dhe Bordi i Akreditimit dhanë mendim pozitiv.

Ministri Jeton Shaqiri, i cili po ashtu është me origjinë nga Struga dhe është bashkëpartiak me Merkon në BDI.

Në Maqedoni ekzistojnë disa fakultete të mjekësisë, duke përfshirë Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, Shtip dhe Tetovë. Këto fakultete ofrojnë arsim në fusha të tilla si mjekësia e përgjithshme, infermierët/teknikët profesionistë, teknologët radiologjikë, terapia e të folurit dhe gjuhës dhe terapistë fizike. Vitin e kaluar, Institucioni Privat i Arsimit të Lartë International University “Vision” në Gostivar mori leje për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore.

Përndryshe, vitin e kaluar më 20 qershor, Departamenti i Shtetit e shpalli non grata kryetarin e Strugës Ramiz Merko për hyrje në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh. Departamenti i Shtetit tha më pas se si kryetar i komunës së Strugës, ai ka keqpërdorur fondet komunale dhe ka ndërhyrë në proceset gjyqësore dhe të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut në institucionet dhe zyrtarët demokratikë. Në të njëjtën kohë, bashkëshortja e tij Shpresa dhe tre fëmijët e rritur, Genci, Nazmie dhe Drenusha, u futën në listën e zezë të SHBA-ve.