Turqia merr fitoren e parë në Evropian, fiton me spektakël ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Turqisë ka marrë tre pikët e para në Kampionatin Evropian.

Marketing

Djelmoshat e Vincenzo Montellas, shënuan fitore ndaj Gjeorgjisë, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Mert Murdur i dha epërsinë Turqisë me një gol të bukur në minutën e 25-të.

Shtatë minuta më vonë, Gjeorgjia barazoi shifrat me golin e Georges Mikautadze.

Talenti i Real Madridit, Arda Guler, riktheu epërsinë e Turqisë në minutën e 65-të, i cili shënoi një supergol nga distanca, ndërsa fitoren e siguroi Kerem Akturkoglu në 90+7.

Turqia është e para në Grupin F, me tre pikë, ndërsa nga ora 21:00 në të njëjtin grup, Portugalia luan me Çekinë.