Telekomi serb përmes MTEL po zgjerohet në Maqedoninë e Veriut, blen edhe një kompani tjetër

Operatori telekomunikues “Mtel”, i cili operon në Maqedoninë e Veriut dhe është në pronësi të Telekomit të Serbisë, përkatësisht është anëtar i grupit Telekom Serbia, dëshiron të blejë operatorin telekomunikues Lajka Mobile (LycaMobile).

Marketing

Negociatat për blerjen e kësaj kompanie janë duke vazhduar.

Një njoftim i tillë ka mbërritur në Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili së fundmi ka bërë të ditur synime të tilla në faqen e tij të internetit.

Nga atje shkruajnë se në fund të muajit të kaluar Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka pranuar njoftimin për koncentrim me të cilin Kompania për tregti dhe shërbime MTEL DOOEL Shkup do të fitojë kontroll individual mbi Kompaninë e telekomunikacionit Lajkamobile DOOEL Shkup.

KPK thekson se MTEL nuk ka persona juridikë të lidhur në territorin e vendit dhe se e njëjta gjë vlen edhe për Lycamobile.(INA)