Qyteti i Shkupit: Nuk jemi kompetentë për rastet me gjarpërinjtë apo zvarranikët tjerë

“Në lidhje me dezinformatat e bëra në opinion, si dhe në lidhje me rastin e fundit të paraqitjes së gjarprit në Idrizovë, e informojmë opinionin se Ligji për Qytetin  e Shkupit ka përcaktuar saktësisht se kujt janë përgjegjësitë për dezinsektim, dezinfektim dhe deratizim, gjegjësisht Qyteti i Shkupit nuk ka kompetencë për deratizimin apo trajtimin e gjarpërinjve apo zvarranikëve apo brejtësve të tjerë”.

Marketing

Kështu thonë nga Qyteti i Shkupit, pas rastit të sotëm të kafshimit të një qytetari nga gjarpëri. Nga Bashkia thonë se në nenin 15 paragrafi 1 pika 4 të Ligjit për Qytetin e  Shkupit është përcaktuar qartë obligimi i komunave të qytetit për deratizim dhe dezinfektim, përkatësisht dhjetë komunat janë përgjegjëse për deratizimin dhe dezinfektimin e zonave të banuara në territorin e tyre.

Rasti i parë i kafshimit nga gjarpri në Shkup
Lexo po ashtu
Rasti i parë i kafshimit nga gjarpri në Shkup
“Kontrolli i dëmtuesve është një grup procedurash që kryhen për të shkatërruar dëmtuesit e rrezikshëm dhe bartësit e mundshëm të sëmundjeve të caktuara infektive. Dezinfektimi është një procedurë që synon të shkatërrojë numrin më të madh të mikroorganizmave të padëshiruar me mjete të ndryshme fizike dhe kimike”.

“Për sqarim, me nenin 10 paragrafi 1 pika 4 të Ligjit për Qytetin e  Shkupit, përcaktohet vetëm kompetenca e qytetit për dezinsektim, si tërësi e proceseve që ndërmerren për largimin e insekteve”, thonë nga Qyteti  i  Shkupit.