Kombëtarja shqiptare e futbollit është pjesë e finaleve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, teksa deri më tani ka luajtur dy nga tre sfidat në grupin B dhe të hënën do të zhvillojë ndeshjen e tretë ndaj Spanjës.
Por përveç kampionatit europian, në Frankfurt të Gjermanisë është organizuar ditën e sotme nga UEFA dhe Federata Gjermane e Futbollit një turne për fansat e futbollit, ku morën pjesë 8 ekipe nga Europa, ndër to edhe Shqipëria.
Në ndeshjet e luajtura, kuqezinjtë fituan të treja sfidat, duke mposhtur 4-0 me Italinë, 2-0 Ukrainën dhe 3-0 ndaj Anglisë.
Në gjysmëfinalet e këtij turneu historik të zhvilluar në ambientet e Federatës Gjermane të Futbollit në Gjermani, Shqipëria mposhti Skocinë me rezultatin 4-0, duke siguruar kështu finalen e madhe përballë vendit organizator, Gjermanisë.
Por edhe në këtë sfidë kuqezinjtë arritën të fitonin.
Në fund ekipi i tifozëve shqiptarë, arriti të marrë një kupë, e para në historinë në llojin e saj.