NP Higjiena Komunale – Shkup kumtoi se gjatë dy muajve të fundit është
ballafaquar me një dukuri të shpeshtë të hedhjes së paligjshme të mbetjes në sipërfaqet publike dhe të trafikut, veçanërisht në mikrolokacionet ku janë vendosur edhe enët e destinuara për hedhjen e mbetjes komunale.
Ekipet e Ndërmarrjes hoqën sasi të madhe të mbetjes nga deponitë e egra – gjithsej 60 metra kub mbetje komunale të vëllimshme, kopshti dhe të përziera të hedhura në kontejnerët e vendosur në rrugët Ushtria Maqedonase, Boris Sarafov, Luka Gerov, Voin Drashkoviq, Mirçe Kozar, Hristo Batanxhiev dhe Nikola Pushkarov në komunën Gjorçe Petrov të Shkupit, në rrugën Vasil Çakalarov në komunën e
Karposhit, si dhe në rrugët Hristijan Todorovski – Karposh dhe Xhon Kenedi në komunën Çair të Shkupit.
Qyteti i Shkupit dhe NP Higjiena Komunale – Shkup apelojnë edhe një herë që të ndalohet hedhja e paligjshme dhe e pakujdesshme e mbetjes në sipërfaqet publike, e cila rezulton me krijimin e deponive të egra, ndërsa njëkohësisht drejtpërdrejt ndot mjedisin jetësor dhe rrezikon shëndetin publik.