Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, kumton kabineti i saj.
Gjatë takimit presidentja Siljanovska-Davkova dhe ambasadori Qehaja kanë biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal. Ndërkaq është përshëndetur edhe dialogu i hapur për çështje me interes të përbashkët dhe më të gjerë.
Presidentja Siljanovska Davkova shprehu gatishmërinë për të vazhduar dialogun e shkëlqyer politik në nivelin më të lartë dhe pret që trendi pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën, si partneri ynë i rëndësishëm tregtar, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.