Taravari: Nuk ka nevojë për “balancuesin”, kemi ligjin

Para formimit të Qeverisë pati zëra se duhet të hiqet balancuesi ku edhe nga koalicioni VLEN deklaruan që roli i tij nuk ishte mjaftueshëm i mirë ku edhe thanë se edhe ka nëpërkëmbur shqiptarët. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se për heqjen e balancuesit në fillim duhet sjell ligji që sipas tij, balancuesi është i panevojshëm kur ka ligj.

Marketing

“Ne jemi marrë vesh se para duhet të sjelli ligj për përfaqësim të drejt dhe adekuat dhe pas asaj do ta heqim. Balancuesi nuk ka nevojë kur kemi ligjin”, tha Taravari.