Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin qershor 2024.

Marketing

Përfituesit e të drejtave që posedojnë kartela debitore do të mund të tërheqin të holla në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjes ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular prej sot – 5 korrik 2024.

Në mënyrë që të shmangen turmat përpara bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përdoruesit që nuk përdorin karta, pagesa do të kryhet në 2 grupe në filialet dhe ekspoziturat e hapura të bankave, sipas orarit të përcaktar në rend alfabetik, respektivisht sipas shkronjës së parë të mbiemrit edhe atë:

05.07.2024– А, B, V, G, D, Gj, E, Z, I, Ј, К, L,
08.07.2024– M, N, Nj, O; P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, Xh, Sh.

Marketing