Prokuroria mbledh materialet provuese dhe pamjet nga kamerat e sigurisë për vrasjen në Tetovë

Pas vrasjes së djeshme në Tetovë, Prokuroria njofton se po mblidhen materialet provuese, përfshirë edhe pamjet nga kamerat e sigurisë.

Marketing

– Është kryer inspektim në vendngjarje. Prokurori publik ka dhënë të gjitha urdhrat e nevojshëm, përfshirë urdhrin për autopsi dhe urdhrin për sigurimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë. Automjeti dhe gjurmët e tjera janë marrë për ekspertizë. MPB-ja po vepron për të zbuluar autorin, thonë nga Prokuroria.

Viktima është një burrë me inicialet R. T., rreth 40 vjeç.
“Në orën 20:35, në SVR Tetovë është raportuar se në rrugën ‘Shtipska’ një person me automjet ‘Mercedes’ ka qëlluar drejt një automjeti ‘BMW’ në të cilin ndodhej personi me inicialet R. T., i cili ka vdekur nga plagët e marra. Zyrtarët policorë të SPB Tetovë po marrin masa dhe veprime intensive për të zbardhur rastin”, informojnë nga MPB.

Marketing