Mexhiti paralajmëroi mbylljen e deponisë jo standarde në Likovë

Zëvendëskryemimistri i parë dhe njëherit ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti së bashku me Zëvendëskryeministrin, Arben Fetai sikurse edhe deputetë të zonës dhe këshilltarë komunal paralajmëroi sot mbylljen e deponisë jo standarde të Likovës, e cila ndodhet pran fshatit Nikushtak. Mexhiti me këtë rast njëkohësisht njoftoi se në kuadër të programit IPA 2 për mjedisin jetësor dhe veprim klimatik, janë parashikuar projekte të rëndësishme për menaxhimin e mbetjeve në rajonet Lindore dhe Verilindore.

Marketing

Këto projekte përfshijnë furnizimin me automjete dhe kontenjerë, mbylljen e deponive jo standarde në të dyja rajonet si dhe ndërtimin e një sistemi rajonal të menaxhimit të mbetjeve.

Projekti përfshin furnizimin e automjeteve dhe kontejnerëve për rajonet përkatëse, duke përfshirë Komunën e Likovës, e cila ka përfituar një kamion për grumbullimin e mbeturinave dhe 139 kontejnerë. Poashtu, është planifikuar mbyllja e deponive jo standarde, përfshirë deponinë në Likovë (Nikushtak) dhe pesë deponi tjera më të vogla në Mateç, Vrima e sipërme (Gorna Rupa), Llojan 1 , Llojan, dhe Goru.

Aktualisht, projekti ndodhet në fazën e tenderimit pas anulimit të mëparshëm të kontraktorit i cili ishte përzgjedhur. Vlerësimi i ri ka filluar më datë 6 qershor 2024 dhe pritet të përfundojë deri në fund të gushtit 2024, kur do të nënshkruhet Marrëveshja dhe do të fillojnë punimet në terren.

Në ndërkohë, një pjesë e vogël e deponisë do të mbetet e hapur deri në ndërtimin e deponisë rajonale në Sveti Nikollë. Në fazën e dytë të projektit, brenda IPA 3, deponia do të mbyllet plotësisht. Pas ndërtimit të deponisë rajonale, mbetjet nga Likova do të transportohen në një pikë tjetër në Kumanovë dhe më pas në deponinë rajonale të Sveti Nikollës.

Në deponinë jo standarde të Likovës, e cila ndodhet pran fshatit Nikushtak, do të kryhen aktivitete si riformësimi i trupit të deponisë, ngjeshja e mbetjeve të vjetra, ndërtimi i një sistemi pasiv të grumbullimit të gazit dhe mbulimi i deponisë me dhe të freskët dhe të shëndetshëm. Deponia është e vendosur në një shpat të pjerrët dhe është larg çdo trupi ujor.

„Veprojmë në të mirë të qytetarëve, për një jetë më të shëndetshme dhe mjedis jetësor më të pastër”, ka deklaruar Zëvendëskryemimistri i parë dhe njëherit ministër i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Izet Mexhiti.

Marketing