Kryeministri Mickoski do ta udhëheqë delegacionin e RMV-së në Samitin e NATO-s

Kryeministri Hristijan Mickoski do ta udhëheqë delegacionin e Maqedonisë në Samitin e NATO-s që do të mbahet nga 9 deri më 11 korrik në Uashington.

Marketing

Sipas informacioneve nga Qeveria, delegacioni do të përbëhet edhe nga ministrat e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski dhe ai i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Në samit do të shënohet 75-vjetori i themelimit të NATO-s dhe do të diskutohen të gjitha problemet dhe sfidat me të cilat përballet Aleanca.

Marketing