Mickoski nga Uashingtoni: Ardhmëria e rajonit është bashkëpunimi ekonomik dhe investimet

Kryeministri Hristijan Mickoski në Uashington, së bashku me kryetarët e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe të Republikës së Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka realizuar takim me senatorët Xhin Shajin dhe senatorin Tom Tilis dhe anëtarët e grupit vëzhgues të Senatit për NATO-n.

Marketing

Mickoski, siç informoi pres shërbimi i Qeverisë, potencoi se rajoni ballkanik kaloi periudhë të vështirë të sfidave dhe ndryshimeve, të cilat treguan se bashkëpunimi, zhvillimi i përshpejtuar dhe investimi në miqësi, qytetarëve u sjell vetëm jetë më të mirë. Ai theksoi se bllokadat, frenimi dhe opstruksionet duhet të jenë një relike e një kohe të shkuar, prej së cilës rajoni duhet të nxjerr mësime se si mund të bllokoheni në konteste të pamatura dhe si të krijohen stereotipe dhe ndarje mes qytetarëve.

“Çdo iniciativë, e cila është për bashkëpunim më të madh në rajon dhe që mund të sjell jetë më të mirë, është e mirëseardhur”, tha Mickoski dhe shtoi se nevojitet fillim i ri dhe gjeneratë e politikanëve të gatshëm për dialog të matur, të bazuar në fakte.

Sipas tij, ardhmëria e rajonit është bashkëpunimi ekonomik dhe investimet për qytetarë më të lumtur, si dhe lufta absolute kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që paraqet kërcënimin më të madh për përparimin.

“Qeevria e Maqedonisë është e përkushtuar në ekonomi të zhvilluar dhe vendosjen e sundimit të së drejtës”, tha Mickoski.

Në kuadër të vizitës në Uashington, kryeministri Mickoski ka marrë pjesë në hapjen e samitit të NATO-s, i cili vazhdon edhe gjatë ditës së sotme.