Zjarri i cili shpërtheu sonte në malin Ograzhden mbi fshatin Badilen në Komunën Novo Sellë, në brezin kufitar, po i afrohet kufirit me Bullgarinë, informoi kreu i NJZT Strumicë, Aleksandar Gudev.
Sipas tij, po digjet pylli me pisha dhe dushk në sipërfae më të madhe, ndërsa në këtë rajon ka edhe objekte të tjera, mes të cilave edhe një kishë.
“Zjarrfikësit tani për tani nuk mund të intervenojnë, sepse zjarri është në terren të lartë dhe të pakalueshëm. Presim nesër ekipi ynë prej 20 zjarrfikësve të zhvendoset në atë vend me helikopterë dhe të ndihmojë në shuarjen e tij, sepse presim nesër zjarri të shuhet me helikopterë”, deklaroi Gudev.
Edhe drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angellov, konfirmoi se zjarri është nët erren të pakalueshëm dhe nesër do të shuhet me “Er traktorë” apo helikopterë. Për stihinë e zjarrit janë njoftuar edhe zjarrfikësit nga Petriçi, Bullgari, të cilët së bashku me zjarrfikësit tanë po e ndjekin gjendjen.