QMK: Një helikopter ushtarak ndihmon në shuarjen e zjarrit në poligonin ushtarak në Pepelishtë

Një helikopter i ushtrisë është përfshirë në shuarjen e zjarrit në rrethinën e Negotinës, konfirmoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH). Në terren janë zjarrfikësit nga Negotina dhe Kavadari, si dhe persona të Ndërmarrjes Komunale Negotinë.

Marketing

“DMSH merr pjesë në shuarjen e zjarrit me dy ekipe, një nga Vallandova dhe një nga Sveti Nikolla me katër automjete. Paraprakisht ka funksionuar edhe helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Në përgjithësi nuk ka rrezik për vendbanimet dhe infrastrukturën nga zjarri i madh në poligonin e ushtrisë “Pepelishtë”. Vazhdon shuarja, është shuar dega e rrezikshme e zjarrit që ka kërcënuar fshatrat Pepelishtë dhe Vojshanci, ndaj nuk ka më asnjë rrezik për dy fshatrat”, njoftojnë nga QMK.