Mucunski: Mbetemi të përkushtuar për përforcimin e sigurisë kolektive

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, së bashku me një delegacion qeveritar, të udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, morën pjesë në Samitin e NATO-s, i cili u mbajt nga 9 deri më 11 korrik, në Uashington.

Marketing

Siç njoftojnë nga MPJ, temat u fokusuan në sfidat aktuale të sigurisë, me theks të veçantë në mbështetjen për Ukrainën, forcimin e mbrojtjes dhe parandalimit të Aleancës, si dhe avancimin e bashkëpunimit me partnerët Indo-Paqësor.

“Aleatët përshëndetën arritjen e 2% të BPV-së për investime në mbrojtje nga 23 vende anëtare të Aleancës, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Këtë vit, vendi ka tejkaluar pragun e përmendur dhe pritet të rritet në periudhën në vijim. Me këtë dëshmojmë se jemi një anëtar i besueshëm i NATO-s, i cili kontribuon aktivisht në forcimin e sigurisë kolektive”.

“Samiti riafirmoi mbështetjen e fortë dhe të palëkundur për Ukrainën, duke e gjykuar agresionin rus si një shkelje brutale të rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Në të njëjtën kohë, u mor një vendim për një paketë mbështetjeje praktike për Ukrainën, si dhe një angazhim për ndihmën afatgjatë të sigurisë për vendin. Maqedonia e Veriut mbetet e palëkundur në pozicionin e saj për të mbështetur integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, si dhe ofrimin e ndihmës për popullin ukrainas për aq kohë sa është e nevojshme”.

“Në kuadër të vizitës së punës në Uashington, Mucunski zhvilloi disa takime pune, ndërsa pas përfundimit të saj do të udhëtojë në New York, ku do të ketë një takim me përfaqësues të diasporës maqedonase dhe një sërë takimesh me qëllim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe promovimin e vendit si një destinacion tërheqës për investimet e huaja”, thuhet në njoftim.