VLEN: Në mungesë të programit të tyre, Fronti Evropian përkrah pika programore të koalicionit VLEN

VLEN e falenderon Frontin Evropian që në mungesë të programit të vet, ka filluar të përkrah pika programore të koalicionit VLEN.

Marketing

Përkrahjen e parë të tyre, për mbylljen e tërësishme të lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut, të gjithë deputetët e koalicionit VLEN do e mbështesin.

Pra, pa kurrëfarë hamendje do ta mbeshtesim Propozim Ligjin që e paraqitën sot Fronti Evropian, e të cilin e morën nga Programi i koalicionit VLEN!

Kjo, është shenjë e mirë, që tani e tutje, në vend që të shkojnë në zyret e VMRO-së, po hyjnë dhe përkrahin programin e Qeverisë VLEN!

Njëkohësisht i ftojmë, që në seancën e parë të ardhshme parlamentare të përkrahin nismën tonë për shfuqizimin e 3 lejeve për kazinot online, që i hapi BDI në fund të mandatit të saj!