Dhunohet foshnja 3 muajshe në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, Taravari takon familjen

Një foshnjë 3-muajshe dyshohet se është dhunuar në Klinikën e Fëmijëve në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.

Marketing

Për këtë ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Ai ka vizituar familjen e foshnjes. Gjyshi i foshnjës pretendon se dhuna ka ardhur pasi nëna e foshnjes nuk e ka ditur gjuhën maqedonase.

Familja është nga Saraji i Shkupit, ndërkaq dhunën dyshohet se e ka ushtruar një infermiere.