Mexhiti: BDI ka filluar ta ndjejë se nuk ka përkrahje në teren, nuk mund t’i japë urdhër administratës për të mbushur sallat

Zv. Kryeministër i Parë i RMV dhe Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga VLEN Izet Mexhiti ka theksuar se BDI ka filluar ta ndjejë se nuk e ka përkrahjen në teren.

Marketing

Për mbledhjen e djeshme të BDI-së Mexhiti tha se deshën të bëjnë tubim masovik, por dështuan, sepse nuk e kanë përkrahjen e popullatës.

“Kanë filluar ta ndjejnë se nuk e kanë përkrahjen në teren, nuk mund ti japin urdhëra klientalistëve, administratës për ti mbushur sallat sepse me atë numër kanë mundur ta mbajnë mbledhjen në Pallatin e Kulturës së Gostivarit që mbanë 800 vende dhe ka pasur mjaftueshëm, por shkuan në sallë duke dashur të demonstrojnë një lloj demostrate popullore, masovike por u pa që dështoi…me siguri kanë menduar të bëjnë një tubim masovik por kanë dështuar në atë aspekt e panë që nuk e kanë përkrahjen e popullit”, tha Mexhiti.

https://www.facebook.com/watch/?v=410162768058411&t=0