Gashi: President shqiptar mund të kemi edhe me modelin aktual (VIDEO)

Koalicioni VLEN nuk ka hequr dorë nga ideja që presidenti i shtetit të zgjidhet në Kuvend dhe ai të jetë shqiptar. Në një intervistë për TV21, kryeparlamentari Afrim Gashi, thotë se edhe përmes modelit aktual një shqiptar mund të ulet në Vilën Vodno edhe atë duke dëshmuar se është profesional dhe punon në shërbim të të gjithë qytetarëve. Ai sqaron se zgjedhja e presidentit në Kuvend nuk është garanci për president shqiptar, pasi edhe aty do të kërkohej 2/3 e votave dhe konsensus i gjerë politik.
“Edhe kjo mënyrë nuk e përjashton mundësinë që edhe një shqiptar të jetë kryetar shteti. Ne duhet të ndërrojmë mendësinë. Nëse një shqiptar ose politikan, ta zëmë i kësaj përbërje politike, i VLEN-it, tregohet shumë i mirë në punën e vet profesionale dhe u shërben të gjithë qytetarëve pa dallim dhe nëse ne krijojmë tek maqedonasit bindjen se dhe një shqiptar mund t’i përfaqësojë njëjtë si një maqedonas, mendoj se nuk e kanë problem ta votojnë. Nëse bëhet një koalicion, një parti maqedonase qëndron pas një kandidati edhe ajo mundësi ekziston. Mundësia tjetër është që edhe ajo mund të bëhet në Kuvend, por ajo nuk do të thotë se me automatizëm do të jetë shqiptar se edhe aty kërkohen 2/3 e votave, pra kërkohet konsensus i lartë politik.”, – deklaroi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
https://www.facebook.com/share/v/jaUHZyojjUeFmgQN/?mibextid=oFDknk