Taravari: BDI kishte 22 vite për të implementuar idetë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari u pyet në lidhje me idenë e BDI-së për ndarjen e vendit në bazë të rajoneve, dhe tha se kjo ide nuk është e implementueshme.

Marketing

Ai tha se BDI-ja është e mençur kur është në opozitë, por se ideja e tyre është jo serioze. Sipas tij, ata kanë patur 22 vite në pushtet për të realizuar idetë e tyre.

“Nuk jam kundër ideve, idetë janë të mira, por 22 vjet duke qenë në pushtet nuk e ke menduar decentralizimin që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, mos të flasim tash për regjionalizimin. Ne kemi dhënë moti kohë idetë për funksionimin më të mirë të shtetit, decentralizimin fiskal dhe përsëri e kemi në program, këto tash kur janë në opozitë ju kujtohen ide të cilët janë rëndë të realizueshme. Unë ju dëshirojë që të jenë opozitë sa më konstruktive dhe të japin kritike aty ku duhet dhe ide që janë të implentueshme, jo ide të cilët veç krijojnë huti dhe skepticizëm”, ka deklaruar Taravari.