Paga mesatare në muajin maj 41.252 denarë

Paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuar në maj të këtij viti është 41.252 denarë dhe është 13,1 për qind më e lartë se në maj 2023

Marketing

 

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Arsimi (19,6 për qind),
Arte, argëtim dhe rekreacion (19,0 për qind) dhe Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm (16,3 për qind).

Rritja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (5,7 për qind), Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (4,4 për qind) dhe Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (4,3 për qind).