Durmishi-Ludva: Vazhdimësia e rritjes së bashkëpunimit me Çekinë është prioriteti ynë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi relizoi sot takim pune me ambasadorin
e Republikës Çeke në Maqedoninë e Veriut, Jarosllav Ludva.
Në takim u konkludua se ka pasur zhvillim pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe midis dy
vendeve, për çka u konstatuan mundësitë për avancim të mëtejshëm.
Ministri Durmishi informoi Ambasadorin se me riorganizimin e institucioneve, Ministria e
Ekonomisë dhe Punës kishte kompetenca të reja, për të cilat fokusi i punës, përveç
mbështetjes së biznesit vendas dhe përmirësimit të klimës së biznesit, do të ishte
përmirësimi i tregut të punës.
‘Republika Çeke është një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Maqedonisë së
Veriut dhe është ndër 10 vendet e para me të cilat Maqedonia e Veriut ka vëllimin më të
madh të shkëmbimit tregtar’, tha ministri Durmishi, duke vënë në dukje se sipas të
dhënave, ne kemi rritje të vazhdueshme të tregtisë, që do të thotë se ka mundësi për
avancim të mëtejshëm.
Ministri Durmishi shfaqi shpresën se bashkëpunimi i suksesshëm dypalësh me
Republikën Çeke do të vazhdojë në periudhën e ardhshme dhe falënderoi Republikën
Çeke për mbështetjen e saj të fortë për procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në
BE, meqë, siç tha ministri, hyrja e vendit tonë në BE do të thoshte përfitim të madh për
ekonominë dhe biznesin.

Marketing