Rama publikon pamje të plazhit publik në Vlorë: Ofrohen çadrat falas për të gjithë pushuesit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook ka shpërndarë pamje të plazhit publik në Vlorë.

Marketing

Ai është shprehur se aty ofrohet hapësirë e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit, përcjell Klankosova.tv.

“Me sistemimin e plazhit publik në Vlorë, ku nuk ofrohet vetëm hapësira e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të shijojnë bregdetin”, ka shkruar Rama.