Telekomi i Maqedonisë instaloi kabllon e parë optike nënujore në Maqedoni

 Hap pionier në zhvillimin e infrastrukturës telekomunikuese në vend

Marketing

Makedonski Telekom e vendosi kabllon e parë optike nënujore në Maqedoni, në gjatësi prej një kilometri, nën sipërfaqen e Liqenit të Dibrës. Ky është një hap pionier në zhvillimin e infrastrukturës së telekomunikacionit në vend dhe do të mundësojë lidhje më të mirë dhe shërbim më të mirë për shfrytëzuesit.

“Ndërtimi i rrjetit më të mirë është prioriteti ynë. Ne investojmë në teknologjitë më moderne dhe vazhdimisht gjejmë mënyra të reja dhe alternative për ta zgjeruar rrjetin optik. Me instalimin e kësaj kablloje optike nënujore, e konfirmojmë përkushtimin tonë për të ofruar shërbimin më cilësor dhe më të besueshëm për përdoruesit tanë dhe për të qenë një hap përpara sfidave të së ardhmes”, deklaroi Maja Millosavlevska Naumovska, Drejtoreshë Kryesore për Teknikë dhe IT e Makedonski Telekomit.

Me këtë hap forcohet infrastruktura ekzistuese e rrjetit dhe hapen mundësitë për të lidhur më shumë stacione bazë dhe lidhje në optikë në rajonin e Dibrës, gjegjësisht vendbanimet Papradnik, Novak, Nerez, Jabllanicë. Me 1 km kabllo optike nënujore, sigurohet stabilitet më i mirë i rrjetit në një territor prej 6.32 km2 për atë rajon.

Kablloja optike nënujore u vendos në një trase nënujore të kontrolluar, pa e gërmuar apo ndryshuar mjedisin, ndërsa procesi u përfundua shpejt dhe me efikasitet, brenda një dite, duke ruajtur bukurinë natyrore të rajonit.

Ekipet tona e vendosën kabllon me mbështetjen e një ekipi special zhytjeje nga Greqia, me përvojë në vendosjen e kabllove nënujore për shërbimet e telekomunikacionit në kuadër të Dojçe Telekomit.

Ky projekt, i cili përdor mënyra alternative për zgjerimin dhe përforcimin e infrastrukturës optike e forcon edhe më shumë pozitën e Makedonski Telekomit si lider në aplikimin e teknologjive të reja për shërbime më të mira të telekomunikacionit në Maqedoni.