Mickoski: Filloi ndërtimi i rrugës në hyrje të Manastirit, vitin e ardhshëm komuna do të fitojë mbi 14 milionë euro për projekte

„Mirëdita edhe nga unë. Është kënaqësi të shënohet fillimi i këtij projekti, i cili do të thotë shumë për manastirasit dhe mendoj se me këtë fillim po e realizojmë edhe një premtim tjetër të cilin e kemi dhënë.

Marketing

Pres që kjo hyrje të përfundojë shpejt, me çka do të rrumbullaksohet një tërësi. Siç tha edhe vetë kreu i komunës, jo vetëm ky projekt këtu, por edhe në shumë lokacione nëpër Manastir po kryhen punime ndërtimore dhe projekte të tjera.

Dua të përgëzoj Kryetarin e Komunës, këshilltarët, administratën që e përkrahin punën e kryetarit, deputetët që luftuan pa u ndalur në të kaluarën, por edhe tani më duhet të them, pavarësisht se Qeveria udhëhiqet nga VMRO-DPMNE, deputetët nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicionit “Maqedonia juaj” po luftojnë për çdo projekt më shumë për Manastirin.

Kështu kam thënë gjithmonë dhe tani dua të dërgoj një mesazh, se për mua Manastiri ka një domethënie të veçantë sa i përket realizimit të projektit. Manastiri, ngadalë por me siguri, së pari në këto vite pasi është kryetar i komunës Toni Konjanovski, së bashku me këshilltarët dhe administratën, po mundohen të realizojnë sa më shumë projekte.

Më duhet të theksoj se në atë periudhë Qeveria nuk ishte pozitive ndaj Manastirit, manastirasit dhe kryetari i komunës, shpeshherë iu morën kompetencat dhe deri më sot ka ende recidiv nga ajo kohë, por tani situata është ndryshe.

Mund të them se pas kalimit të ribalancit dhe shpalljes së thirrjes publike pres njëherit edhe me atë që di që Komuna e Manastirit të konkurrojë me projekte të reja, por edhe me miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm do të ketë projekte shtesë, vetëm në këtë periudhë deri në fund të këtij viti dhe vitin e ardhshëm do të investohen rreth 14,15 milionë euro në projekte këtu në Manastir, jashtë buxhetit që ka vetë komuna.

Kështu që unë mendoj se do të kemi një pamje vërtet të re për Manastirin dhe kjo do të na bëjë mjaft krenarë.

Edhe një herë përgëzoj kryetarin, këshilltarët, administratën, deputetët e të gjithë njerëzve dhe ju falënderoj që na ndiqni çdo herë, edhe kur nuk ishim Qeveri, kur ishim në opozitë dhe tani që jemi Qeveri ja këtu në këtë ngjarje të parë sot. Dhe uroj që edhe shumë projekte të tilla të realizohen në Manastir, sepse Maqedonia dhe Manastiri e duan njëri-tjetrin me vepra.