Microsoft raporton sërish probleme

Shërbimet online të Microsoft-it janë goditur nga një tjetër problem, vetëm disa dita pas një incidenti që futi në kaos shërbime kritike në të gjithë globin.

Marketing

Kompania bëri të ditur se është duke hetuar disa raste të raportuara nga përdoruesit të cilët janë ankuar se nuk po aksesojnë dot shërbimet e saj. Disa madje kanë raportuar se e kanë të pamundur që të kenë akses në email-et e tyre.

Incidenti vjen më pak se dy javë pasi një ndërprerje e madhe globale e Teknologjisë së Informacionit goditi infrastrukturën globale, duke përfshirë transportin dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor të cilët dolën “offline” për shkak të një përditësimi të gabuar të softuerit nga kompania e sigurisë kibernetike CrowdStrike që preku pajisjet Microsoft.

“Klientët mund të hasin në vonesa kur lidhen me shërbimet Azure. Ne kemi shumë ekipe inxhinierike të angazhuara për të diagnostikuar dhe zgjidhur problemin. Më shumë detaje do të jepen sa më shpejt të jetë e mundur,” njoftoi kompania.