Çfarë po ndodh në zyrat e TikTok? Dhjetëra punonjës përfundojnë në spital

Dhjetra punëtorë në zyrat e ByteDance, një degë e TikTok, në Singapor, janë shtruar në spital me simptoma të helmimit nga ushqimi.

Marketing

60 persona shfaqën simptoma të gastroenteritit të martën, nga të cilët 57 përfunduan në spital.

ByteDance tha gjithashtu se po shqyrtonte se çfarë bëri që punonjësit e saj të sëmureshin.

BBC thekson se asnjë ushqim nuk përgatitet apo gatuhet në zyrat e ByteDance dhe se përdor ushqime të palëve të treta për të furnizuar ushqimin.

Sipas raportimeve të mediave lokale, shtatëmbëdhjetë ambulanca u dërguan në ndërtesën e kompanisë në Singapor për të trajtuar të sëmurët.

“Ne e marrim shumë seriozisht shëndetin dhe sigurinë e punonjësve tanë dhe kemi marrë masa të menjëhershme për të mbështetur të gjithë punonjësit e prekur”, tha një zëdhënës i ByteDance për BBC.

“Ne po hetojmë këtë çështje dhe po bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse”, tha kompania më tej.

Në një deklaratë të përbashkët dërguar CNBC, pjesë e degës amerikane Sky, NBC News, Autoriteti Ushqimor i Singaporit dhe Ministria e Shëndetësisë thanë se po hetonin rastet e dyshuara të gastroenteritit të martën.

ByteDance u themelua në Kinë, por e ka selinë në Singapor.