Ndalimi i ish-ushtarit të UÇK-së me fletarrest nga Serbia, Mexhiti: Po bëjmë çmos që të lirohet

Screenshot

Blerim Ramadani, ish-ushtar i UÇK-së ndodhet në paraburgim me vendim të Gjykatës Themelore në Shkup, pas arrestimit në Maqedoninë e Veriut – bazuar në fletarrestin e Serbisë. Për këtë rast zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se po bëjnë çmos që sa më shpejtë ai të lirohet.

Marketing

“Me keqardhje e kemi pranu lajmin, këtu e keqpërdor se Serbia është pjesë e Interpol-it dhe i aktivizon kohë pas kohe emrat. Për ta informuar opinionin ky nuk është rasti i parë, ka pas në të kaluarën ka qenë rasti Dugolli, Morina dhe fatkeqësisht ndodhi edhe rasti i Blerimit. Ne po bëjmë maksimumin që fillimisht ai të trajtohet mirë në burg”, tha Mexhiti në Pressing, transmeton Gazeta Express.

“Po mundohemi të lëvizë drejtësia më shpejtë sepse dy raste të tjera kanë përfundu në Gjykatën Supreme dhe në fund Gjykata Supreme i ka liruar të pafajshëm. Po bashkëbisedojmë me Qeverinë e Kosovës dhe mendoj që edhe ky rast do përfundojë njejtë, do të lirohet nga Gjykata Supreme”, u shpreh ai.

“Po bëjmë çmos që sa më shpejtë të lirohet”, shtoi Mexhiti.