Dramë në Institutin e Shëndetit Publik! Një punëtor shkyçi siguresat e dhomave ku ruheshin reagjentët laboratorikë!

Një rast jo i zakonshëm figuron në raportin ditor të Policisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21. Gjatë ditës së djeshme është denoncuar se një punëtor i Instituti të Shëndetit Publik ka bërë një veprim, që ka sjell deri te shkatërrimi i mostrave laboratorike.

Marketing

Ka shkyçur të gjitha siguresat e rrymës elektrike të dhomave kur ruheshin reagjentët laboratorikë dhe nuk dihet motivi.

“Dje (31.07.2024) rreth orës 17 në SPB Shkup nga Instituti i Shëndetit Publik është denoncuar se në periudhën kohore prej orës 14.30 deri në ora 16.00, nga ana e të punësuarit janë shkyçur të gjitha siguresat e dhomave ku janë ruajtur reagjentët e analizave për sëmundje ngjitëse dhe jongjitëse. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në njoftimin e MPB-së.