Eljesa Neziri zyrtarisht mori postin ushtrues detyre drejtor i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale

Eljesa Neziri zyrtarisht mori postin ushtrues detyre drejtor i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale.

Marketing

Që në marrjen e detyrës z. Neziri shprehu gatishmërinë e tij për ti realizuar të gjitha planet dhe projektet e reja. Tha se çështje kyçe do të jetë promovimi i të drejtave të pronësisë intelektuale.

Drejtori Neziri ka shprehur vendosmërinë për t’i përmbushur detyrat e tij me efikasitet, duke bashkëpunuar ngushtë me ekipin e tij si dhe të gjitha institucionet brenda dhe jashtë vendit për t’i arritur objektivat e përbashkëta.

“Me rëndësi të jashtëzakonshme është mbështetja e inovacionit në zgjidhjen e sfidave aktuale, duke përfshirë potencialin e inovatorëve të rinj për të gjetur dhe inkurajuar ndryshime për një të ardhme më të mirë. Duke ecur në këtë rrugë, sigurisht që do të kontribuojmë në rritjen e ekonomisë kombëtare dhe në krijimin e kushteve që të rinjtë të realizojnë talentet e tyre në vend”, theksoi u.d. Drejtori i Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale, z.Neziri