Pritje të gjata për dalje nga shteti në Tabanoc dhe Bogorodicë

Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet nëpër rrugë të thata.

Marketing

“Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga shteti, ka rritje të dendësisë së automjeteve, por gjithashtu edhe në vendklaimet tjera kufitare”, thonë nga LAMM, duke shtuar se për hyrje në vend, nuk ka pritje të gjata.

LAMM u bënë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht në luginat e vendit, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.