Qeveria do ta shkarkoj të sapoemëruaren në postin e auditorit të fondeve IPA

Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes një brifingu me media bën të ditur se do të shkarkoj nga detyra të sapoemruaren Afrona Vërzivolli në pozitën e auditorit të fondeve IPA.

Marketing

Siç thuhet nga Qeveria shkarkimi do bëhet gjatë ditës së nesërme.

“Gjithashtu theksojmë se është e nevojshme të drejtohet vëmendja ndaj abuzimeve të hapura të parave dhe fondeve të BE-së të vëna në dispozicion, të cilat kanë qenë të pranishme në periudhën e kaluar, dhe për të cilat ka një gjurmë dhe njoftim me shkrim nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF). të cilat për shkak të operacioneve të tilla kërkojnë pagesën e disa milionë eurove nga shteti. Ne e interpretojmë devijimin e vëmendjes në tema të tjera si një ikje nga përgjegjësia për abuzime të tilla.Do të ketë përgjegjësi!”, theksoi Qendra për informim e Qeverisë.

Vërzivolli u emërua në këtë detyrë si propozim nga VLEN.

BE ditë më parë theksoi se do të shqyrtoj të gjitha emërimet qeveritare.

“Është e rëndësishme që të gjitha emërimet në pozitat kompetente në institucionet shtetërore të kryhen në përputhje me të gjitha kushtet ligjore për vendin e punës dhe ekspertizën përkatëse. BE-ja do t’i shqyrtojë me kujdes emërimet nga ky këndvështrim, veçanërisht nëse ato kanë të bëjnë me shfrytëzimin e projekteve dhe aktiviteteve të financuara nga BE-ja në Maqedoninë e Veriut”, njoftoi Delegacioni i BE-së