Alarm i rrejshëm për bombë në një diskotekë në Ferizaj

Në orët e para të së shtunës policia u alarmua për bombë në një diskotekë në Ferizaj.

Marketing

Pas marrjes së informatës, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Vendi i dyshuar ishte kontrolluar nga qentë K-9, ku nuk ishte gjetur asgjë e dyshuar.

Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori.

Rasti po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Klankosova.tv