19/09/2024
Ballina Lajme Botë U godit nga rrufeja në plazh, ndërron jetë pas 8 ditësh në...

U godit nga rrufeja në plazh, ndërron jetë pas 8 ditësh në spital 42-vjeçarja italiane (FOTO)

Ka ndërruar jetë në spital pas 8 ditësh 42-vjeçarja Pamela Di Lorenzo, e cila u godit nga rrufeja ndërsa ndodhej në plazhin Alba Adriatica të Teramos në Itali.

Marketing

42-vjeçarja e cila ndodhej buzë detit bashkë me shoqen e saj për të pushuar u godit nga një rrufe, dhe u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

42-vjeçarja Pamela Di Lorenzo

Pas 8 ditësh në luftë me vdekjen, Pamela u “dorëzua”, duke lënë pas bashkëshortin dhe djalin e mitur.

Ajo ishte në plazh me një shoqe kur ra rrufeja, teksa pranë tyre ishte edhe një turist francez. Pamela ishte në gjendje më të rëndë ndër tre personat që kishin marrë goditjen e fortë elektrike atë mëngjes. Ajo kishte kaluar në arrest kardiak, ndërsa dy të tjerë që ishin pranë saj u plagosën më lehtë.

Marketing